Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar për Fox News se ai ka folur me Nicolas Maduron një javë më parë duke e udhëzuar të dorëzohet.

“Na u desh të bënim diçka shumë më kirurgjikale, shumë më të fuqishme”, tha Trump.

“Ne do ta bënim këtë katër ditë më parë, por moti nuk ishte perfekt”, shtoi Trump, ndërsa zbuloi se kur e kapën Maduron, ai ishte “në një shtëpi që ishte më shumë si një fortesë sesa një shtëpi” me “çelik të fortë përreth”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume