Shkruan: Florim Zeqa, 05.01.2026

Të dashur qytetar të Kosovës, elektorat besnik i filozofisë politike rugoviane. Pas shpalljes së kandidaturës për Kryetar të LDK-së, në adresën time më erdhen qindra mesazhe dhe telefonata të panumërta nga anëtarësia e LDK-së gjithandej Kosovës dhe mërgatës sonë në mbështetje të kandidaturës time.

I vendosur në misionin tim!


Të shumtë ishin mbështetësit e filozofisë politike rugoviane nga partitë e tjera, të cilët shprehën gatishmërinë për rikthim të menjëhershëm në LDK në rast të zgjedhjes time në krye të LDK-së!

Mirëpo, për habi, asnjë nbështetje morale nga eksponent të LDK-së qëndrore dhe lokale! Kjo është dëshmi që këta e duan vazhdimësinë e kapjes së LDK-së së tkurrur në 13 % e jo ndryshimin që e ngritë LDK-në në parti të parë politike në vend!

Përkundrazi pati edhe të atillë që u munduan të më thejnë moralisht, duke me përcaktuar kushte dhe barriera të porositura nga lidershipi aktualë!

Nëse nuk ishte shkelje statutare zgjedhja e Isa Mustafes Kryetar i LDK-së pa qenë fare anëtarë i saj, dhe nese nuk ishte shkelje statutare emërimi i Doarsa Kica-Xhelili nënkryetare e partisë, e kontrabanduar nga Vetevendosja, pse u dashkan të vendosen barriera të panevojshme statutare ndaj një veprimtari të orëve të para, i cili tërë jetën ia kushtoj LDK-së pa marrë kurrgjë prej saj!

I kuptojë të gjithë për varësinë e tyre ndaj krerëve aktualë të partisë, por befasues ishte heshtja e disa prej atyre që i kam mbështetur dhe ndihmuar në vijimësi në fushata zgjedhore për deputet apo asambleist!

Megjithatë, kishte edhe të atillë që e morën guximin për të më mbështetur publikisht, duke më dhënë kurajo në misionin tim për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.

Unë, në rrugëtimin politik nuk e synoj 13 përqindëshin e mbetur në LDK, por e synoj 57 përqindëshin e elektoratit pasiv (rugovian) dhe 30 përqindëshin e elektoratit të shpërndarë gjithandej subjekteve e tjera politike!

Megjithatë, e mirëpres vullnetin pozitiv edhe nga 13 përqindëshi i elektoratit të LDK-së, të rreshtuar verbërisht pas rrënuesve të filozofisë politike rugoviane që nga shkuarja në amshim e liderit historik Ibrahim Rugova.

Më 2 Janar 2026 ka filluar epoka e dryshimit në LDK

Edhe pse shumë e vështirë të ndodhë, pres reflektim pozitiv nga Këshilli i Përgjithshëm, kryesia qëndrore e LDK-së, dega e LDK-së në Klinë dhe degëve tjera në mbarë Kosovën dhe në mërgatën tonë!

Kjo do ta ndihmonte ringritjen më të shpejtë të LDK-së dhe tërheqjën masive të elektoratit të shprishur rugovian të LDK-së!

Pavarësisht reagimit zyrtarëve të lartë të LDK-së, me kandidaturën time për Kryetar të LDK-së, më 2 Janar 2026 ka filluar epoka e dryshimit dhe e rikthimit të fuqishëm të filozofisë politike rugoviane, të cilin nuk mund ta pengojë dhe parandaloj askush!

Pasi tashmë krahë meje janë rreshtuar shumica e elektoratit të heshtur të LDK-së dhe të penduarit që kanë ikur nëpër parti të tjera si pasojë e kapjes dhe uzurpimit të LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit!

Përderisa elektorati e ka mirëpritur dhe vlerësuar lartë kandidaturën dhe misionin tim jetësor për ringritjen e LDK-së si ‘Feniksi’ nga hiri i rrënuesve të pamëshirshëm, vullneti dhe gatishmëria ime janë aq impulsive sa që nuk ka forcë që na ndalon në misionin tonë fisnik!

Na priftë e mbara!

Florim Zeqa, kandidat për Kryetar të LDK-së!

05.01.2026, Orsago-Itali

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com