Shumë qytete në Kosovë janë përmbytur nga reshjet e pandërprera të shiut.

Nënkalimi që ndodhet në fshatin Arllat është mbuluar totalisht nga uji.

Në një video të publikuar shihet një masë e madhe uji e cila e ka bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve në këtë pjesë.

Në fshatin Poklek të Drenasit banorët e zonës po evakuohen me varka.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Klinë), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, IHMK thotë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.

/Reporteri.net/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume