Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, brenda një jave janë regjistruar 116 raste, që është gati dyfish më shumë nga java e kaluar, kur ishin evidentuar 61 të prekur. Më së shumti raste janë regjistruar në Tetovë, 48 të prekur, ndërsa pas saj vijnë Kumanova me 26 dhe Shkupi me 13 raste.

Grup mosha më e prekur është ajo nga 15 deri në 64 vjeç. Një pjesë e qytetarëve, sidomos grupet e rrezikuara kanë bërë imunizimin, ndërsa një pjesë ende mendohet për vaksinimin si mënyrë parandaluese.

Reklamë
Akora Living
Sipas të dhënave zyrtare deri më tani janë vaksinuar gjithsej 11.629 persona nga kategoritë e rrezikuara. Mjekët apelojnë që qytetarët të mos neglizhojnë simptomat dhe të tregojnë kujdes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume