Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se si komunizmi, ashtu edhe Vëllazëria Myslimane përbëjnë rrezik serioz, por vlerësoi se kjo e fundit mund të jetë aktualisht kërcënimi më i madh.

Në një intervistë me gazetarin amerikan Hugh Hewitt, të publikuar më 12 nëntor, Trump u pyet se cili prej këtyre dy grupeve paraqet rrezikun më të madh.

Ai u përgjigj se të dyja janë të rrezikshme, por theksoi se Vëllazëria Myslimane po fiton gjithnjë e më shumë terren.

“Unë mendoj se të dyja janë shumë të rrezikshme. Për momentin, mendoj se Vëllazëria Myslimane mund të jetë më e rrezikshme. Duket se po bëhet më në modë”, deklaroi Trump.

Gjatë intervistës, presidenti amerikan tha se veprimtaria e kësaj lëvizjeje duhet të ndalet.

“Ata duhet të – nëse përdorim një fjalë më të butë – neutralizohen, sepse po veprojnë dhe janë të çmendur”, u shpreh ai.

Trump tha gjithashtu se qëndrimi i tij për këtë çështje ka ndryshuar me kalimin e kohës, duke theksuar se pesë vjet më parë do të kishte dhënë një përgjigje tjetër.

Ai kritikoi edhe administratat e mëparshme amerikane, duke pretenduar se ato nuk e kanë trajtuar këtë çështje dhe se përgjegjësia për t’u përballur me të i ka mbetur administratës së tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume