Dy persona janë arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren.

Siç bën të ditur PSRK-ja, ata dyshohet se kanë kryer veprat “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokoimin publik”.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të hënën në mëngjes janë arrestuar A.G dhe R.Z. A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Njoftohet se hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat.

“Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, në mesin e provave janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme”, thuhet në njoftim.

Prokuroria me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) është duke zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.

Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta.

Aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimin se janë kryer veprat “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com