Forcat amerikane të shtunën nisën sulme ndaj një porti, dy aeroporteve dhe një kompleksi infrastrukture ushtarake, si pjesë e operacionit për të kapur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduron dhe gruan e tij.

Sulmet ndodhën në jug dhe lindje të kryeqytetit Karakas dhe në Fuerte Tiuna, kompleksin e madh ushtarak në qytet, ku ndodhen Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake.

Shpërthime të tjera u dëgjuan pranë kompleksit aeronautik “Carlota” në Karakasin lindor. Shpërthime u raportuan gjithashtu në perëndim të vendit, në La Guaira ku gjendet aeroporti dhe porti ndërkombëtar i Karakasit.

Gjithashtu sulme pati në Maracay dhe në Higuerote. Mediat huaja si New York Times dhe CNN publikuan harta nga sulmet përkatëse të regjistruara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume