Ish-presidenti i burgosur i Brazilit, Jair Bolsonaro, është transportuar sot në spital për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi është rrëzuar dhe ka goditur kokën, bëri të ditur bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po shkojmë në spital. Dashuria ime do t’i nënshtrohet ekzaminimeve”, shkroi ajo në Instagram, duke u bërë thirrje njëkohësisht mbështetësve që të luten për shëndetin e tij.

Sipas Michelle Bolsonaro, ish-presidenti 70-vjeçar nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.


PARIS/ Ukraina dhe aleatët takohen me të dërguarit e SHBA-së në një përpjekje të re diplomatike
Ajo shpjegoi se gjatë natës ai ka pësuar një krizë teksa flinte, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në një mobilje.

Ndihma mjekësore, sipas saj, është dhënë me vonesë, pasi dhoma ku ai mbahej ishte e mbyllur dhe incidenti u vu re vetëm në momentin e mbërritjes së saj për vizitën e planifikuar.

Michelle Bolsonaro tha se është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe pret sqarime mbi mënyrën se si janë ofruar ndihmat e para pas incidentit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com