Qendra për Menaxhim me Kriza po e ndjek vazhdimisht situatën pas reshjeve të dendura të shiut. Nga QMK u bëjnë thirrje qytetarëve çdo vështërsi të raportojnë në numrin 112.

Njoftimi i plotë nga QMK.

Sipas thirrjeve dhe ndërhyrjeve deri në orën 21:00:

Gostivar dhe rrethina:
Gostivar – Strazhë: rrëshqitje të dheut në rrugë; qarkullimi zhvillohet normalisht.
Tetovë – Banjë: rrëshqitje pranë rrugës që vështirsojnë qarkullimin.
Fshati Balin Dol: përmbytje nga lumi Vardar; u përmbytën 10 parcela bujqësore dhe disa oborre; u ul prodhimi i energjisë në HEC Mavrovë.
Fshati Malo Turçan dhe Banjë e Epërme: përmbytje nga lumenjtë Lakaviçka dhe Sushiçka; tokë bujqësore e përmbytur; komuna nuk ka mekanizëm të përshtatshëm për ndërhyrje.
Fshati Forinë: pemë e rrëzuar në shtratin e lumit Vardar, rrezik për përmbytje; ekip me sharrë motorike në terren.
Tetovë–Banjë: rrëshqitje dhe gurë në rrugë; rruga u pastrua me ekskavator dhe u shënuan shenjat e sigurisë.

Manastir dhe rrethina:
Fshati Lera: përmbytje pranë urës, mund të përhapet drejt fshatit.
Fshati Porodin: përmbytje në fermë pule.
Komuna e Prespës (fshatrat Perovë, Dremenë, Kisha Bardh): oborre dhe toka bujqësore të përmbytura; lumenjtë nuk janë dalë nga shtrati.
Fshati Sirhan: rrëshqitje e larguar.

Ohër dhe Kërçovë:
Ohër: përmbytje në bodrume, garazhe dhe oborre; ndërhynë komunat dhe shërbimet publike.
Kërçovë: objekte banimi të përmbytura në rrugën Prilepska; 60 persona evakuar në palestrën sportive “Hristo Uzunov”.
Ohër – Peshtanë (pranë hotelit Granit): rrëshqitje në rrugë; rruga është e kalueshme, pastrimi i gurëve dhe dheut të mëdhenj pritet të përfundojë brenda 1–2 orësh.
Strugë (Tatesh – Mislodezhda, Dibër – Strugë): pastrime të rrëshqitjeve dhe gurëve në rrugë.

Bogovinjë:
Përmbytje të tokës bujqësore për shkak të një kanali të penguar nga ndërtimi i autostradës; nuk ka shtëpi të rrezikuara.

Të gjitha shërbimet përgjegjëse janë në terren dhe ndërhyjnë për të menaxhuar pasojat e reshjeve të dendura. Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume