Isen Shabani për TS: Investimet në zonën malore në komunën e Vrapçishtit do të vazhdojnë, rrugët mbeten prioritet (VIDEO)
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani në intervistën të realizuar nga gazetari i TS-së Nevrij Ademi, e ka pranuar se ekziston dallim në nivelin e investimeve mes pjesës fushore dhe asaj malore të Komunës së Vrapçishtit, por ka mohuar se fshatrat malore janë lënë pas dore.
Duke folur për Kalishtin, Gjurgjevishtin dhe Lomnicën, Shabani tha se janë planifikuar projekte konkrete infrastrukturore, përfshirë vazhdimin e rrugës nga rruga rajonale drejt magjistrales dhe lidhjen rrugore të zonës malore me fshatrat Nekoc dhe Lomnicë.
“Projekti i rrugëve është i ndarë në tri faza. Faza e parë ka përfunduar dhe dy fazat e tjera do të realizohen. Sa kohë që unë do të jem kryetar, arteriet kryesore të komunës do të përfundojnë,” deklaroi Shabani./TS