Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, të udhëhequr nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas Kurtit, mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin global në luftën kundër kësaj dukurie dhe për mbrojtjen e rendit demokratik ndërkombëtar.
Ai theksoi se Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në përpjekjet kundër narkotrafikut dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajon ashtu edhe më gjerë.
Në këtë kontekst, kryeministri Kurti ritheksoi nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët, sipas tij, në vazhdimësi synojnë destabilizimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.
Deklarata e Kurtit vjen në një moment të tensioneve të shtuara ndërkombëtare, duke riafirmuar orientimin euroatlantik të Kosovës dhe partneritetin e saj strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (