Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëron se viti 2026 do të jetë një vit i vështirë për qytetarët, duke theksuar se në buxhet nuk ka mjete të mjaftueshme për rritjen e pagave të punëtorëve, për vendosjen e një page minimale prej 600 eurosh, apo për uljen e çmimeve të larta.
Sipas LSDM-së, në arkën shtetërore tashmë mungojnë rreth 1 miliard euro. Ata theksojnë se kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht dhe se rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të shkaktojë një zinxhir shtrenjtimesh edhe në produkte dhe shërbime të tjera.
“Gjithçka është bërë më e shtrenjtë. Me afrimin e zgjedhjeve dhe kthimin e emigrantëve gjatë këtij viti, Qeveria do të përpiqet t’i mashtrojë qytetarët përmes manipulimeve dhe veprimeve sipërfaqësore deri në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e partisë.
Nga LSDM-ja vlerësojnë se vështirësitë reale do të bëhen të dukshme pas përfundimit të zgjedhjeve. “Pas zgjedhjeve, gjithçka do të dalë në dritë, ndërsa problemet do të tentohen të ‘zgjidhen’ me një problem edhe më të madh – çështjen e emigrantëve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.