Analisti politik Ruzhdi Matoshi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me mosftesën e Maqedonisë së Veriut në Bordin e Paqes nga presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal të keq për pozicionimin ndërkombëtar të vendit.

Sipas Matoshit, Maqedonia e Veriut, ndonëse anëtare e NATO-s dhe shtet aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po ndjek një kurs të ngjashëm me atë të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke tentuar të balancojë mes Perëndimit dhe Lindjes.

Ai thekson se qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për t’iu bashkuar paktit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Po ashtu, sipas tij, deri më tani nuk ka pasur asnjë iniciativë apo kërkesë zyrtare nga Maqedonia e Veriut për anëtarësim në Bordin e Paqes.

“Maqedonia e Veriut duhet të bëjë një zgjedhje të qartë: ose Tryezën Amerikane, ose menynë Ruse”, shkruan Matoshi, duke paralajmëruar se orientimi drejt kësaj të fundit mund të hapë dilema dhe rreziqe serioze për stabilitetin dhe orientimin strategjik të vendit.

Ai vlerëson se një politikë e paqartë gjeopolitike mund ta fusë vendin në një situatë të pasigurt, nga e cila, sipas tij, Maqedonia e Veriut vështirë se do të dijë më “ku e ka kokën e ku këmbët”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com