Dy persona janë arrestuar në fshatin Kamjan për posedim të narkotikëve.

Sipas informatave që i siguron Tetovasot, më 09.01.2026 në orën 17:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit, në qendër të fshatit, kanë privuar nga liria M.K. (21) dhe A.S. (19), të dy nga fshati Bogovinë.

Gjatë kontrollit policor, tek të dy është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa personat janë mbajtur në stacion policor për procedime të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume