Një grua 39-vjeçare nga Tetova ka rënë pre e një mashtrimi përmes aplikacioneve celulare. Siç raporton Tetovasot, më 01.01.2026 në ora 16:20, ajo ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar për shumën prej 280 eurosh nga personi A.K. nga Serbia. Sipas denoncimit, i dyshuari i kishte premtuar ndihmë financiare për fëmijën e saj, por fillimisht i kërkoi para si “garanci”. Pasi paratë u transferuan, ai kërkoi edhe më shumë, moment kur viktima kuptoi se ishte mashtruar. Rasti po hetohet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume