Një 34-vjeçar nga Gostivari ka rënë viktimë e një mashtrimi përmes SMS-ve, njofton Tetovasot duke u thirrur në informacionet e SPB Gostivar. Sipas policisë, qytetari ka pranuar një mesazh me link të rremë për një dërgesë të supozuar nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”.

Pasi ka futur të dhënat e kartelës debitore në faqen e rreme, nga llogaria e tij janë kryer disa transaksione të paautorizuara në vlerë totale prej 89.106 denarë, drejt një marrësi jashtë shtetit. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume