Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian Mihalis Rokas. Ministri Sali riafirmoi angazhimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Qeverisë ndaj procesit të integrimit evropian.

Ministri theksoi se integrimi në BE dhe reformat e lidhura me agjendën evropiane mbeten prioritet kyç, me fokus në rezultate konkrete, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e besimit të qytetarëve në procesin e anëtarësimit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e BE-së dhe ruajtja e momentumit pozitiv të zgjerimit përmes zbatimit efektiv të reformave.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com