Policia e Kosovës, sërish ka gjetur municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë gjetur 9 granata, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar. ”, thuhet njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës gjen prap municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Mitrovicë Veri, 25.01.2026

Më datë 25.01.2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informacionit nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar:

· 9 granata dore
· 538 fishekë
· 3 karikatorë për armë automatike

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.Të gj

itha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar, në numrin 192.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume