Mzpzb mjofton se më 02.01.2026, në ora 11:30, në SPB Kumanovë, Z.S. (54) nga Shtipi, i dënuar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Kumanovës, ka raportuar se më 11.12.2025 rreth orës 14:00, në një dhomë brenda burgut ku ndodhej së bashku me edhe katër persona të tjerë, është sulmuar fizikisht nga i dënuari D.A. Pas sulmit, ai ka rënë në tokë dhe ka humbur vetëdijen.
Sipas raportimit, sulmet nga D.A. kanë qenë të vazhdueshme deri në momentin kur Z.S. është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com