Kandidati i Alenacës Kombëtare për Integrim për komunë e Vrapçishti, Isen Shabani, gjatë intevistët për TS, ka deklaruar se gjatë kësaj fushate zgjedhore ka presione të dukshme nga institucione dhe struktura të ndryshme, por sipas tij, këto nuk do të ndikojnë në rezultatin zgjedhor.
“Nëse dikush mendon se kam shkelur ligjin, ka institucione që merren me këtë punë. Unë jam i hapur dhe i qetë,” u shpreh Shabani, duke shtuar se mentaliteti i vjetër politik nuk i shërben më qytetarëve, veçanërisht brezave të rinj.
Ai theksoi se zgjedhjet e 11 janarit duhet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe demokratike, ndërsa besimin për fitore e mbështet në terren dhe në komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët e Vrapçishtit./TS