Zgjedhet e përsëritura/ Sot votohet në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë (VIDEO)
Sot po zhvillohet procesi i votimit në katër komuna të Maqedonisë së Veriut: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, në kuadër të zgjedhjeve të përsëritura lokale, pasi në zgjedhjet e muajit tetor nuk u arrit censusi i nevojshëm i daljes së votuesve.
Në Gostivar dhe Vrapçisht, pritet të jetë gara më e fortë politike mes AKI-s dhe koalicionit VLEN.
Sipas KSHZ-së, të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 7 të mëngjesit. Gazetari i portalit TS do të raportoj nga Gostivari dhe Vrapçishti gjatë ditës.
Mgid