Deri në orën 15:00, në komunën e Gostivarit kanë votuar gjithsej 14.773 qytetarë, bëjnë të ditur nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ).

Sipas KKZ-së, vetëm në një qendër votimi nuk po zhvillohet votimi, për shkak të kushteve të këqija klimatike, ndërsa në të gjitha qendrat e tjera procesi po zhvillohet normalisht, përcjell TS.

Nga Komisioni theksojnë se orët e mëngjesit kanë qenë të vështira për shkak të motit të pafavorshëm, por pavarësisht kësaj, procesi zgjedhor në të gjithë komunën po zhvillohet i qetë dhe pa incidente.

Autoritetet zgjedhore u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në mbylljen e vendvotimeve./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume