Sulmet në Karakas/ Kallas bisedë telefonike me Marco Rubio: BE bën thirrje për përmbajtje në Venezuelë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, bëri thirrje për “përmbajtje” dhe ”respekt për të drejtën ndërkombëtare në Venezuelë”, pas njoftimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump për “kapjen” e homologut të tij venezuelian, Nicolas Maduro.
Në rrjetin X, Kallas deklaroi se kishte folur në telefon me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, të cilit i përsëriti se ”BE-ja kundërshton legjitimitetin demokratik të Nicolas Maduros”.
Megjithatë, “në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje”, shkroi ajo.
Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se SHBA kishte kryer sulme ajrore në territorin venezuelian dhe tha se udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro ishte kapur.