Ministri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez në një video mesazh të publikuar ka reaguar lidhur me sulmet amerikane në Karakas. Lopez thekson se Venezuela do t’u rezistojë trupave të huaja.
Sipas ministrit sulmi i nisur nga forcat e armatosura amerikane goditi zonat e banuara. Ai tha se autoritetet po mbledhin informacione për të përcaktuar numrin e viktimave dhe të të plagosurve.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se homologu i tij i Venezuelës Nicolas Maduro ishte kapur dhe larguar nga vendi.
Trump ka konfirmuar se SHBA-të kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës. Ai shtoi se Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi së bashku me gruan e tij.
URGENTE! 🚨 Pronunciamento oficial do Ministro da Defesa da Venezuela, Vladimir Padrino López, sobre os ataques dos EUA. pic.twitter.com/OIL3tuFkXT
— Paulo Pimenta (@Pimenta13Br) January 3, 2026