Sot në mëngjes, në klinikat e Shkupit ka ndërruar jetë fëmija dyvjeçar i cili ishte plagosur rëndë gjatë natës së Vitit të Ri, pasi sipas informacioneve fillestare ishte goditur nga një plumb qorr, teksa po shikonte fishekzjarrët.

Fëmija fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit, ndërsa për shkak të seriozitetit të plagëve ishte transferuar urgjentisht në Klinikën e Kirurgjisë për Fëmijë. Ekipet mjekësore kishin konstatuar gjakderdhje masive në tru, me përfshirje të të gjitha ventrikujve të trurit.

Pavarësisht kujdesit intensiv mjekësor dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme, gjendja e fëmijës ishte jashtëzakonisht e rëndë dhe kërcënuese për jetën. Sot në mëngjes, mjekët konstatuan vdekjen e tij.


Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, më herët kishte informuar se bëhet fjalë për një nga incidentet më serioze gjatë natës së Vitit të Ri. Ai theksoi se plagosja ishte shkaktuar nga një fragment metalik dhe se të gjitha rrethanat e rastit vazhdojnë të jenë objekt hetimi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com