Gjatë një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet për situatën e Grenlandës, duke u përgjigjur shkurtazi: “Do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Ai theksoi se së shpejti do të informohet për takimin që zhvilluan përfaqësitë e Danimarkës dhe Grenlandës me zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio, sipas raportimeve të Reuters.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Danimarkën,” tha Trump, duke shtuar: “Por ne na duhet Grenlanda, nuk mund të mbështetem vetëm tek Danimarka.”

Presidenti amerikan theksoi rëndësinë strategjike të ishullit për sigurinë kombëtare: “Grenlanda është shumë e rëndësishme për sigurinë kombëtare, duke përfshirë edhe Danimarkën. Problemi është se Danimarka nuk mund të bëjë asgjë nëse Rusia apo Kina duan ta marrin Grenlandën, por ne mund të bëjmë gjithçka. Këtë e patët parasysh javën e kaluar me Venezuelën,” përfundoi Trump.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com