Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se gjatë shkurtit do të fillojë procesi gjyqësor ndaj gjashtë të pandehurve, të dyshuar për vrasjen e ish-zyrtarit policor, Muhamed Lika.

Sipas njoftimit të gjykatës, seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet më 12 shkurt.

Pesë të pandehurit, H.B., R.M., V.Ç., E.L., dhe SH.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë”. Ndërkaq, D.G., është i akuzuar për kryerje të veprës penale: “Dhënie e ndihmës kryerësve, pas kryerjes së veprave penale”.

Gjyqtar i këtij rasti është njoftuar të jetë Ilir Bytyqi.

Njoftimi i gjykatës vjen 5 ditë pasi Prokuroria Themelore e Ferizajt ngriti aktakuzë ndaj gjashtë të lartpërmendurve.

Sipas prokurorisë, aktakuza u ngrit pas zhvillimit të hetimeve dhe sigurimit të provave.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com