Prej gjashtë ditësh, rruga që të çon drejt Teqesë së Shipkovicës mbetet e pakalueshme, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve në zonën e Shipkovicës informon Tetovasot.
Sipas banorëve, deri më tani Komuna e Tetovës nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për sanimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.
Situata vazhdon të mbetet problematike, ndërsa kërkohet reagim urgjent nga autoritetet komunale për zgjidhjen e këtij problemi.