̈ ?
Nga zhvillimet e fundit në kampin vredist bëhet e ditur se Bili i BESËS, për sot ka paralajmëruar furtunë në kryesinë e partisë, duke propozuar shkarimin e renegatit Fatmir Limani, nga posti i ministrit dhe përjashtimin e tij nga lëvizja BESA.
Të pakënaqur nga performanca e dobët në qeverinë e koalicionit edhe për tekat e Fatmirit që vepron më shumë si ministër i VMROS-ë, besatarët e Bilit kanë vendosur ta shkarkojnë tekanjozin Limani nga posti i ministrit dhe nga partia, si një masë ndëshkuese për shkak të “thyerjes” së rregullave të partisë.
Nëse kryekomiti Micko nuk e shkarkon ministrin e tij Limani nga posti i ministrit të Politikës Sociale, me gjithë propozimin dhe insistimin e besatarëve për ta shkarkuar atë, atëherë Lëvizja BESA sipas të gjitha gjasave do të dal nga koalicioni qeveritar.
Nga dita e refuzimit të premierit Micko për ta shkarkuar ministrin Limani, ai do të konsiderohet si kuadër i VMROS-së, që vjen si një shpërblim ndaj renegatit Limani, për ndihmesën e tij të madhe në fitoren e komitëve në zgjedhjet lokale, ku vota e militantëve të dezertor Fatmirit ishte vendimtare për Kërçovën.
Këto janë parashikimet për zhvillimet e fundit politike që pritet të ndodhin në kampin e besatarëve vredistë për ditën e sotme dhe në ditët në vijim, ku pakënaqësia dhe hatërmbetjet brenda kampit për gati dy vite në qeverinë e koalicionit, shpërtheu si rezultat i papërgjegjësisë dhe performansës së dobët të ministrit Limani, përballë shmangies dhe mosdhënies llogari para subjektit politik që e kishte propozuar në atë post.
Dita e sotme dhe ditët në vijim do të jenë të mbushura me shumë surpriza të pakëndshme qoftë për njërën palë ashtu edhe për palën tjetër.
Medai Shaholli