Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën lokale fshati Kuçevishte-fshati Kuçevishte Bara.

Në aksident kanë marrë pjesë “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, drejtuar nga V.P. (65) nga Shkupi dhe një veture “Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga ZH.S. (57) nga fshati Kuçevishte nga Shkupi.

Në vendin e ngjarjes ka nderuar jetë shoferi i “Ford” V.P., ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e tij.

Lëndime të lehta ka marrë shoferi i veturës “Golf” ZH.S. të konstatuar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume