Një alarm për bomba ka shqetësuar mëngjesin e sotëm disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë, pas kërcënimeve të dërguara përmes postës elektronike. Policia ka dalë menjëherë në teren, duke evakuuar nxënësit dhe stafin arsimor për të garantuar sigurinë e tyre. Aktualisht, njësitet speciale po kryejnë kontrolle në objektet shkollore, ndërsa procesi mësimor është ndërprerë përkohësisht.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume