Më 27 janar, Ambasada e Suedisë hapi thirrjen për nominime për çmimin ndërkombëtar “Young Courage Award”, përkatësisht çmimin “Guximi i të Rinjve”.
Për çfarë bëhet fjalë?
Që nga viti 2015, çmimi “Guximi i të Rinjve” u ndahet të rinjve me qëllim “të vijnë ne shprehje të rinjtë e moshës 13 deri në 20 vjeç, të cilët me burime të kufizuara kanë bërë ndonjë ndryshim të madh dhe kanë treguar guxim moral dhe përkushtim”.
Prapa kësaj nisme qëndron Akademia Raoul Wallenberg (RWA).
Që nga viti 2021, çmimi ka karakter ndërkombëtar.
Çmimi, si për fituesit Suedezë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë, përfshin një diplomë dhe një udhëtim në Stokholm “në hapat e Raoul-it”, së bashku me fituesit e tjerë.
Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve zhvillohet në Stokholm në kuadër të shënimit të Ditës së Raoul Wallenberg-ut, më 27 gusht, në prani të përfaqësuesve të qeverisë Suedeze, shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit.
Nominimet duhet të përfshijnë një arsyetim të shkurtër (deri në 1000 karaktere) përse personi i nominuar duhet ta marrë çmimin, dhe duhet të dërgohen në adresën e email-it të ambasadës: [email protected] , më së voni deri më 31 mars 2026.
Nominimin mund ta dorëzojë kushdo, qoftë për ndonjë person tjetër ose edhe për veten.
Personi për kontakt në ambasadë, në rast se ju nevojiten informacione shtesë, si dhe për partnerët apo mediat e interesuara:
Jana Gjorgjinska – [email protected]
Me respekt,
Jana Gjorgjinska


