Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari.
Paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar ta sulmojë atë dhe vajzën e tyre.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.(Tetovasot)