Ditëve të fundit, disa lajme që qarkulluan me shpejtësi nëpër rrjetet sociale dhe disa media pretendonin se makina luksoze e këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, ishte përfshirë nga flakët.

Mirëpo, e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe.
Dafina nuk ka vonuar me reagimin e saj, duke zgjedhur pikërisht profilin e saj në Instagram për të sqaruar situatën.

Përmes një postimi në Story, artistja ka publikuar pamje të makinës së saj të tipit Rolls-Royce, e cila shihet se është në gjendje perfekte dhe pa asnjë dëmtim.

Dafina ka zgjedhur të reagojë duke ripostuar në profilin e saj në Instagram story-n e bashkëshortit të saj, Kreshnikut. Për t’i dhënë goditjen përfundimtare thashethemeve, ajo i ka shtuar fotos një mbishkrim plot sarkazëm:

“Lajm i fundit: Duket se unë i zotëroj të gjithë Rolls-Royce-at në internet.”

Me këtë reagim, këngëtarja ka bërë të qartë se lajmet për djegien e mjetit të saj ishin të pabaza dhe se ajo vazhdon të shijojë jetën e saj luksoze pa asnjë problem të tillë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume