Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi.
Ata po transportoheshin me automjet pasagjerësh „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D., ndërsa gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë.
Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.(Tetovasot)