Gostivarasi e mori hua makinën nga kushëriri i tij dhe pa dijeninë e tij e shiti atë për 4.500 euro.

​Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka ngritur padi penale kundër B.S. (40) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “përvetësim”.

​Më 26 shtator të vitit të kaluar, i denoncuari kishte marrë hua automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” nga kushëriri i tij, e më pas ua kishte shitur për 4.500 euro një personi tjetër nga Shkupi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume