Pasditen e së dielës, një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë.

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume