Sot (20.02.2026), nga Dubai drejt vendit tonë është ekstraduar Florim Limani (33), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjet e gjashtë muaj.
​Ai është dënuar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse”, e ndëshkueshme sipas nenit 396, paragrafi 1 i Kodit Penal.
​Ky është ekstradimi i parë i realizuar i një personi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilin shteti ynë e kërkonte me fletarrest ndërkombëtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume