Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës me vërejtje dhe sugjerime për draft konceptin e reformës në arsimin e mesëm (niveli i gjimnazit)
Stafi akademik i Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës i është drejtuar me mendime dhe
sugjerime Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në Shkup, lidhur me Draft-Koncepcionin për reforma në
arsimin e mesëm (niveli i gjimnazit), të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja
për Zhvillimin e Arsimit.
Duke vlerësuar rëndësinë e reformës dhe përpjekjet për modernizimin e arsimit të mesëm,
veçanërisht në drejtim të zhvillimit të kompetencave kyçe, përmirësimit të kurrikulave, zbatimit të
metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare, stafi
akademik shpreh mbështetjen e tij për ndryshime thelbësore dhe gjithëpërfshirëse në sistemin
arsimor.
Megjithatë, Fakulteti Pedagogjik shpreh mospajtim profesional lidhur me mospërfshirjen e lëndës
së Pedagogjisë në planin e ri mësimor, as si lëndë obligative dhe as si lëndë zgjedhore, ndonëse në
programin e mëparshëm ajo ka qenë e përfaqësuar si lëndë zgjedhore.
Në planin e ri mësimor janë paraparë si lëndë zgjedhore dyvjeçare Psikologjia, Logjika dhe Etika, të
cilat i përkasin fushës së shkencave humane dhe shoqërore. Sipas stafit akademik, është e
pajustifikueshme që Pedagogjia, si një nga shtyllat themelore të shkencave të edukimit dhe e lidhur
drejtpërdrejt me qëllimet dhe kompetencat e parashikuara në Konceptin e ri, të mos jetë pjesë e këtij
plani.
Në vijim teksti i plotë i përpiluar nga Fakulteti Pedagogjik i UT-së
Deri te:
Byroja për zhvillimin e arsimit
rr.Rugjer Boshkoviq nr.20
1000 Shkup
Mendim dhe sugjerime
nga Fakulteti Pedagogjik, programi studimor Pedagogji në lidhje me draft konceptin për
reforma në arsimin e mesëm të përgjithshëm (niveli i gjimnazit)
Duke u mbështetur në rëndësinë e arsimit të mesëm të përgjithshëm (niveli i gjimnazit) për
zhvillimin e sistemit arsimor dhe në shpalljen publike për paraqitjen e mendimeve, sugjerimeve dhe
Njësia për protokoll dhe marrëdhënie me opinionin-Одделение за протокол и односи со јавноста-
Department for protocol and Press office
Str. Ilinden nn. 1200 Tetova, Republic of North Macedonia
www.unite.edu.mk – e-mail: [email protected]
vërejtjeve lidhur me Draft-Koncepcionin për reformat në arsimin e mesëm-gjimnazor të përgatitur
nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, stafi akademik i
Programit studimor Pedagogji pranë Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës paraqet këtë
Mendim dhe sugjerim
Duke vështruar me kujdes Draft-Koncepcionin e propozuar për reformat në arsimin e
mesëm të përgjithshëm (niveli i gjimnazit) përkatësisht vështrimet mbi kurrikulat, programet
lëndore, metodat e mësimdhënies, sistemin e vlerësimit, zhvillimin e nxënësve, avancimin e stafit
mësimdhënës dhe përforcimin e personelit profesional në harmoni me ndryshimet shoqërore
njëkohësisht edhe sipas standardeve ndërkombëtare gjithsesi mbështesim përpjekjet për ndryshime
thelbësore dhe gjithpërfshirëse ndërkaq shprehim mospajtim lidhur me mospërfshirjen e lëndës së
Pedagogjisë në planin mësimor.
Pas shqyrtimit të Draft-Koncepcionit për reformat në arsimin e mesëm të përgjithshëm
(niveli i gjimnazit), mbështesim përpjekjet për modernizimin e arsimit të mesëm, veçanërisht në
drejtim të zhvillimit të kompetencave kyçe të nxënësve, përmirësimit të kurrikulave, zbatimit të
metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare.
Megjithatë, shprehim mospajtim profesional lidhur me faktin që lënda e Pedagogjisë nuk është
paraparë as si lëndë obligative dhe as si lëndë zgjedhore në planin e ri mësimor, ndonëse në
programin e mëparshëm ajo ka qenë e përfaqësuar si lëndë zgjedhore.
Në planin e ri mësimor janë përfshirë si lëndë zgjedhore dyvjeçare Psikologjia , Logjika dhe Etika,
të cilat i përkasin fushës së shkencave humane dhe shoqërore. Megjithatë, konsiderojmë se është e
pajustifikueshme mospërfshirja e Pedagogjisë, e cila së bashku me Psikologjinë përbën bazën e
shkencave të edukimit dhe është drejtpërdrejt e lidhur me qëllimet dhe kompetencat e përcaktuara
në Konceptin e ri.
Arsyetim
Qëllimet e arsimit të mesëm të përgjithshëm (niveli i gjimnazit) të përcaktuara në Draft-
Koncepcion përfshijnë zhvillimin e mendimit kritik, aftësive kërkimore, kompetencave
komunikuese, zhvillimin personal, përgjegjësinë sociale dhe përgatitjen për qytetari aktive. Po
ashtu, në Kornizën Kombëtare të Kompetencave theksohet rëndësia e zhvillimit të kompetencave
Njësia për protokoll dhe marrëdhënie me opinionin-Одделение за протокол и односи со јавноста-
Department for protocol and Press office
Str. Ilinden nn. 1200 Tetova, Republic of North Macedonia
www.unite.edu.mk – e-mail: [email protected]
metakognitive, kompetencave personale dhe sociale, si dhe kompetencave për të mësuarit gjatë
gjithë jetës.
Këto kompetenca lidhen drejtpërdrejt me përmbajtjet dhe objektivat e lëndës së Pedagogjisë, e cila:
Ndihmon nxënësit të kuptojnë procesin e të nxënit dhe strategjitë efektive të të mësuarit;
Thvillon kompetencën “të mësuarit për të mësuar” dhe aftësitë metakognitive;
Kontribuon në zhvillimin e aftësive sociale dhe komunikuese;
Ndihmon në ndërtimin e vetëbesimit dhe përgjegjësisë personale;
Forcon vetëdijen për rolin e arsimit në shoqëri;
Zhvillon aftësi për bashkëpunim, dialog dhe zgjidhje konfliktesh;
Ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha nxënës–mësimdhënës dhe
nxënës–nxënës;
Mbështet zhvillimin e kulturës inkluzive në shkollë, etj
Në Kornizën e Kompetencave theksohen veçanërisht kompetencat që lidhen me vendosjen e
qëllimeve për të nxënit, vetëvlerësimin, reflektimin dhe zhvillimin personal të nxënësve, të cilat
janë objekt i drejtpërdrejtë i studimit në Pedagogji. Për këtë arsye, mospërfshirja e kësaj lënde
krijon një zbrazëti konceptuale në realizimin e kompetencave që parashihen në reformën e
propozuar.
Rëndësia e Pedagogjisë në arsimin e mesëm të përgjithshëm (niveli i gjimnazit)
Pedagogjia nuk është vetëm një disiplinë teorike, por një fushë që ndihmon nxënësit të kuptojnë:
si zhvillohet procesi i të nxënit;
si organizohet puna mësimore;
si ndërtohen marrëdhëniet edukative;
si zhvillohen aftësitë sociale dhe qytetare;
si ndërtohet kultura demokratike në shkollë.
Në një kohë kur sistemi arsimor synon të vendosë nxënësin në qendër të procesit mësimor dhe të
zhvillojë kompetenca për të nxënit gjatë gjithë jetës, është e vështirë të arsyetohet përjashtimi i një
lënde që merret pikërisht me këto procese.
Sugjerime dhe propozime
Njësia për protokoll dhe marrëdhënie me opinionin-Одделение за протокол и односи со јавноста-
Department for protocol and Press office
Str. Ilinden nn. 1200 Tetova, Republic of North Macedonia
www.unite.edu.mk – e-mail: [email protected]
Largimi i Pedagogjisë si lëndë kufizon qasjen e nxënësve në një fushë kyçe të shkencave të
edukimit. Zvogëlon mundësitë për të kuptuar raportet mes mësimdhënësit dhe nxësit , menaxhimin
e klasës dhe metodologjitë e mësimdhënies. Duke marrë parasysh qëllimet e reformës dhe
strukturën e planit të ri mësimor, propozojmë:
1. Rivendosjen e Pedagogjisë si lëndë obligative, ose
2. Përfshirjen e Pedagogjisë si lëndë zgjedhore dyvjeçare (III–IV) në grupin e lëndëve
zgjedhore ku aktualisht përfshihen Psikologjia ,Logjika dhe Etika.
Në këtë mënyrë do të krijohej një program më i balancuar i shkencave humane dhe edukative që
mbulon:
Zhvillimin psikologjik të individit (Psikologjia),
Aspektet logjike dhe etike (Logjika dhe Etika),
Proceset e të nxënit dhe edukimit (Pedagogjia).
3. Nëse nuk ekziston mundësia për përfshirjen e saj si lëndë zgjedhore dyvjeçare, propozojmë
që Pedagogjia të përfshihet të paktën si lëndë e lirë zgjedhore formë punëtorish ose
projektesh që lidhen me:
strategjitë e të nxënit;
zhvillimin personal;
komunikimin dhe bashkëpunimin;
menaxhimin e konflikteve;
kulturën inkluzive në shkollë.
Duke respektuar rëndësinë e të gjitha disiplinave të tjera shkencore dhe strukturën e konceptit të ri,
konsiderojmë se përfshirja e Pedagogjisë do të kontribuonte në realizimin më të plotë të qëllimeve
të reformës dhe në zhvillimin e kompetencave kyçe të nxënësve.
Stafi akademik i Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës shpreh gatishmërinë për
bashkëpunim profesional në hartimin e programeve mësimore, materialeve didaktike dhe
aktiviteteve edukative me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimin e mesëm të përgjithshëm (niveli
i gjimnazit).
Njësia për protokoll dhe marrëdhënie me opinionin-Одделение за протокол и односи со јавноста-
Department for protocol and Press office
Str. Ilinden nn. 1200 Tetova, Republic of North Macedonia