Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj thirjeve raciste në ndeshjen e futbollit KF Bashkimi dhe KF Vardar ku për shqiptarët u kërkuan dhoma gazi dhe “shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, “vrisni shqiptarët”.

Ahmeti në postimin e tij kërkon pëgjegjsi pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim dhe kjo është një tendencë për ta kaluar në heshtje edhe këtë.

“A ka reagim dhe dënim për thirrjet skandaloze “shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, “dhomë gazi për shqiptarët”, “vrisni shqiptarët”, apo edhe kjo do të kalohet me heshtje?!” shkruan Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume