Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov sot komentoi deklaratat e Bilall Kasamit në Click Plus të TV21, i cili tha se Fillkov pritet të përfshihet në rikonstruimin e qeverisë. Fillkov tha se Kasami mund të vendosë për këtë çështje kur të bëhet kryeministër.

“Shikoni, kur të bëhet Bilall Kasami kryeministër, atëherë me siguri do të tregojë se kush do të jetë ministër dhe kush jo. Deri atëherë, sundimi i së drejtës, gjegjësisht respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve do të vlejnë për të gjithë”, tha Fillkov.

I pyetur nëse ka mundësi që të ndryshojë ligji, me çka provimi i jurisprudencës do të mbahej edhe në gjuhën shqipe, Fillkov tha se për momentin nuk ka një mundësi të tillë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume