Arjanit Hoxha tashmë nënkryetar i gjashtë i BDI-së, në Click Plus në TV21 duke folur për shkrirjen e PDE-së në BDI, theksoi se BDI-në nuk e ka parë si trampolinë për shpëtuar karrierën politike, por si një organizatë të mirë strukturuar. Hoxha potencoi se nuk ka biseduar për pozicione partiake, duke shtuar se strukturat e PDE-së dhe aktivistët janë të barabartë tanimë në BDI.

“Njerëzit të cilët më kanë mbështetur më kanë besuar. Dhe kjo që është rrumbullakësuar është në saje të debatit që është zhvilluar brenda strukturave të partisë. Dhe nga të gjithë ato kemi përfaqësues në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së, tash BDI është në formimin e strukturave nga baza dhe apsolutisht do të jenë të barabartë në këtë ndërtim. Njerëzit të cilët kanë qenë në PDE do të garojnë të barabartë me njerëzit të cilët janë pjesë e strukturave të BDI-së”, deklaroi Arjanit Hoxha – nënkryetar i BDI-së.

Hoxha tutje potencoi se kauza nuk ka ndryshuar, duke shtuar se të përqarë duke luftuar për një kauzë do të jetë shumë e vështirë.

“Kauza është e njëjtë nuk ka ndryshuar. Por kështu të përqarë duke luftuar për një kauzë do të jetë shumë e vështirë dhe japim shumë argumente të tjerëve se çdo kush do të na sheh të përqarë. Dhe kur e shikon momentumin politik që të bashkon kauza dhe në të njëtjtën kohë ndodhin edhe reforma dhe ndryshime dhe janë në vijën e asaj kauze që ti e ndërton pse duhet ti bësh barrë një partneri të koalicionit që nesër do të duhet të kushtëzohet në bazë të numrave të deputetëve kur ti i ke dyert e hapura pas thirrjes së BDI-së që të marrësh pjesë aktive dhe të kontribuosh brenda”, tha nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com