Një person i dyshuar për disa vjedhje është ndaluar në Gostivar, raporton Tetovasot.
Sipas burimeve të Tetovasot, bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga fshati Vrutok, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje gjatë këtij muaji dhe muajit të kaluar në zonën e Gostivarit.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim penal.