Katër shtetas afganë janë përleshur mes vete në Prishtinë.

Në konflikt është përdorur një mjet i ftohtë – thikë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje .

“Pas një mosmarrëveshje – konflikti verbal janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj shtetas të Afganistanit, ku gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë-thikë. Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume