NJPB Krushevë ka ngritur kallëzim penal kundër R.P. (51) nga Krusheva, për dyshime për veprën penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Më 29.12.2025, gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet ndihmëse që i shfrytëzonte i dyshuari, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithsej 819 mjete piroteknike të llojeve të ndryshme.Rasti është publikuar nga Tetovasot.