Grupi parlamentar i partisë “E Majta” do të dorëzojë dy propozim-ligje në Kuvend, me qëllim që t’i jepet fund padrejtësive në shëndetësinë publike dhe diskriminimit sistematik ndaj punëtoreve shtatzëna.

“Ligji i parë ka të bëjë me procesin e punësimit në shëndetësinë publike, i cili, sipas tyre, pavarësisht dispozitave formale ligjore për transparencë, në praktikë është i politizuar. Ne propozojmë një zgjidhje të thjeshtë dhe të qartë. Në nenin 161 të shtohet një fjali që thotë: ‘Organi punëdhënës është i detyruar të zgjedhë kandidatin më të mirë sipas renditjes në listën e rangimit’. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kjo do të thotë fund i diskrecionit dhe fund i punësimeve partiake dhe klientelizmit në shëndetësinë publike. Propozim-ligji i dytë ka të bëjë me ndryshime në Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe synon mbrojtjen e grave shtatzëna që punojnë me kontratë me afat të caktuar. E Majta propozon tre ndryshime kyçe: transformimin automatik të kontratës me afat të caktuar në kontratë pa afat të caktuar me paraqitjen e vërtetimit mjekësor për shtatzëni, shfuqizimin e mundësisë për ndërprerje të marrëdhënies së punës për shkak të skadimit të kontratës dhe vendosjen e sanksioneve të rrepta për punëdhënësit që nuk do ta respektojnë këtë detyrim. Me këtë sigurohet vazhdimësia e të drejtave që lidhen me shtatzëninë dhe pushimin e lehonisë dhe dërgohet një mesazh i qartë se amësia nuk guxon të jetë ndëshkim apo rrezik për ekzistencën.”, – theksoi deputeti i partisë “E Majta”, Amar Mecinoviq.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com