Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të ujërave, ndërsa sot është regjistruar edhe dalja nga shtrati e Lumi Vardar, duke shkaktuar përmbytje në zonën e Strimnicës informon Tetovasot duke sjelle edhe pamje nga ajo zonë.

Sipas banorëve të kësaj zone, uji ka depërtuar në oborre dhe parcela bujqësore, ndërsa ekziston frikë reale se nëse reshjet vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim, situata mund të përkeqësohet dhe të rrezikohen edhe shtëpitë më të afërta me shtratin e lumit.

Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente nga Komuna e Zhelinës dhe institucionet kompetente, duke kërkuar vlerësim të menjëhershëm të situatës dhe masa konkrete për mbrojtje nga vërshimet.

Kjo situatë në Strimnicë vjen në një kohë kur përmbytje të shumta kanë përfshirë disa rajone të vendit, si pasojë e reshjeve intensive dhe mbingarkesës së lumenjve dhe përrenjve.

Sipas informacioneve nga terreni, vërshimi i Lumit Vardar paraqet aktualisht një nga pikat më kritike, pasi bëhet fjalë për lumin më të madh në vend dhe çdo dalje e tij nga shtrati rrezikon një numër të madh vendbanimesh përgjatë rrjedhës.

Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar dhe shmangie të lëvizjeve në zonat e rrezikuara.

Përmbytjet e ditëve të fundit janë dëshmi se situata hidrometeorologjike në disa pjesë të Maqedonia e Veriut mbetet e paqëndrueshme, me theks të veçantë në zonat pranë shtratit të Lumit Vardar, ku rreziku nga vërshimet mbetet ende i lartë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume