SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj P.Zh. (21) nga Manastiri, për dyshime për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Sipas policisë, më 07.02.2025, në rrugën e vjetër Prilep–Manastir, gjatë ndalimit të një automjeti të tipit “Peugeot”, ku udhëtonin tre persona, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, e cila dyshohet se ishte siguruar nga i denoncuari.TS