Mashtroi një grua dhe i morri 12 mijë euro duke i premtuar pronë jashtë shtetit: Kallëzim penal ndaj 49-vjeçarit nga Kosova
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër 49-vjeçarit L.M. nga Kosova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të mashtrimit pasi më 15 shtator 2025 ai ka vënë në lajthitje një grua përmes rrjeteve sociale duke u prezantuar rrejshëm si pronar i një kompanie ndërtimi jashtë shtetit që do të ndërmjetësonte në blerjen e një prone në atë vend.
Viktima e mashtrimit i ka paguar atij në tri raste të ndryshme përmes transfertave të shpejta të parave një shumë totale prej 12.000 eurosh si kapar për pronën por pas dërgimit të parave ajo nuk e ka marrë asnjëherë pasurinë e paluajtshme të premtuar duke bërë që policia të procedojë rastin me njoftimin përkatësin në prokurori.