Kryeministri Hristijan Mickoski i është drejtuar sot kryetarit të Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Venko Filipçe, gjatë seancës parlamentare për pyetje deputetësh, duke theksuar se Qeveria nuk do të udhëheqë “politikë të butë” në raport me Bashkimin Evropian informon Tetovasot.

“Për BE-në nuk do të udhëheqim politikë të butë, jua kam thënë njëqind herë”, deklaroi Mickoski.

Ai e akuzoi Filipçen se, me qëndrimet e tij, po paraqet “pikë të dobët” të identitetit kombëtar maqedonas, duke shtuar se deklarata të tilla, sipas tij, u japin hapësirë politikanëve nga Bullgaria të luajnë me çështje të ndjeshme identitare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume